Meta Connect Event 2023 – Të gjitha risitë teknologjike që solli Meta këtë vjeshtë.

Meta ka ardhur sërisht me një sërë risish inovative, kryesisht të përqendruara në produkte AI. Falë tëknologjisë së inteligjencës artificiale (AI), Meta po sjell forma të reja lidhjeje me të tjerët, duke ofruar mjetet për të qenë më kreativ, ekspresiv dhe produktiv. Meta ka qenë një pioner në AI për më tepër se një dekadë duke lancuar më shume se 1000 modele AI si bibloteka dixhitale dhe grupe të dhënash për studentët.

Më poshtë do të pasqyrojmë shkurtimisht disa nga risitë teknologjike që Meta solli këtë vjeshtë:

Në fillim të këtij viti, Meta prezantoi Meta Verified për Krijuesit, një paketë abonimi për të ndihmuar krijuesit të vendosin më lehtë praninë e tyre në Instagram dhe Facebook. Meta Verified u krijua për të ndihmuar bizneset të dalin në pah dhe të krijojnë besueshmëri tek klientët. Me anë të një abonimi mujor, bizneset tashmë kanë akses në një paketë e cila konsiston në logon e verifikimit (logon blu anash emrit), monitorim proaktiv për mbrojtjen e markës në rast imitimi dhe mbështetje në zgjidhjen e problemeve me llogarinë.

  • Në konferencën e Bisedave të Meta-s në mbajtur në Mumbai më 19 shtator, Mark Zuckenberg njoftoi se së shpejti do të zgjerojë Meta Verified për bizneset në Instagram, Facebook dhe WhatsApp.
  • Meta gjithashtu prezantoi stikerat AI në të gjithë aplikacionet, të cilat do të bëhen të munduar gjatë muajit të ardhshëm për të gjithë përdoruesit.   Së shpejti do të keni mundësinë të modifikoni imazhet tuaja apo ti ri-krijoni ato me miqtë në Instagram duke përdorur mjetet e reja të editimit, stilimit dhe sfondit. Megjithatë, transparenca ka shumë rëndësi, prandaj imazhet tuaja të ri-krijuara do të tregojnë përdorimin e teknologjisë AI për të zvogëluar shancet që njerëzit ti ngatërrojnë ato me imazhe reale.
  • Meta prezantoi Meta AI në Beta, një asistent i avancuar që flet, i cili së shpejti do të disponohet në Instagram, Messenger WhatsApp dhe së shpejti në syzet Ray-Ban Meta dhe Quest 3.
  • Por ka akoma më tepër, Meta ka krijuar personazhe AI që kanë më shumë personalitet, opsione dhe interesa, janë argëtues dhe gjithmonë gati për të bashkëvepruar. Së bashku me Meta AI ka edhe 28 AI të tjera që mund t’ju dërgoni mesazhe në whatsApp, Messenger dhe Instagram. Secili prej tyre ka profilet e tyre në rrjetet sociale ndaj ju mund t’ju hidhni një sy (këtu) për t’u njohur më shumë me sicilin prej tyre. Kjo risi vjen si bashkëpunim i Meta AI me disa ikona kulturore dhe influencërs për të luajtur disa nga këto ikona. Meta premton të shtojë personazhet në muajt në vazhdim të luajtur nga Bear Grylls, Chloe Kim dhe Josh Richards.
  • Meta prezantoi Studio AI, platformën që mbështet krijimin e AI-ve dhe planifikohet të bëhet e disponueshme për njerëzit jashtë Meta-s si kodues dhe jo kodues për të ndërtuar AI. Zhvilluesit do të zhvillojnë AI për llogari të palëve të treta duke filluar nga Messenger dhe më pas në WhatsApp. Meta pritet të sjellë në vitin e ardhshëm një Sandbox, duke i mundësuar kujdo që të eksperimentojë me krijimin e AI së tij.
  • Privatësia, karakteristikat gjeneruese të AI Meta do të përfshijë masa mbrojtëse të privatësisë për të mbrojtur informacionet e përdoruesve. Kjo do të ndihmojë që të dhënat e tyre të përdoren me përgjegjësi ndërsa Meta ndërton përvoja të reja.
  • Në Meta-Koncertin e datës 27 shtator, Meta në partneritet me Essilor Luxottica, prezantuan koleksionin e syzeve inteligjente Ray Ban Meta. Ato janë ri-dizenjuar nga fillimi duke përmirësuar të gjitha tiparet thelbësore të gjeneratës së parë, duke shtuar aftësi të reja që nuk janë parë kurrë më parë në një palë syze inteligjente. Një kamera e re ultra e gjerë 12 MP, processor Qualcomm Snapdragon AR1 Gen1, peshë më të lehtë dhe më komode, me mbi 150 kombinime të ndryshme të kornizave dhe lenteve, rezistente ndaj ujit (IPX4) dhe altoparlantë krejtësisht të rinj, janë vetëm disa nga karakteristikat unike të këtyre syzeve. Ato do të fillojnë nga 299 dollarë online dhe në dyqanet me pakicë duke filluar nga 17 tetori. Ju mund të aktivizoni lehtësisht asistentin inteligjent të këtyre syzeve duke thënë “Hey Meta” dhe më pas mund ta angazhoni atë për të marrë më tepër informacion për ju.

Meta është në krye të lojës për të ndryshuar mënyrën se si bashkëveprojmë në internet dhe po na ofron drejt një të ardhme të pasur me mundësi dhe kreativitet. Na mbetet vetëm të presim pak ditë për të parë se si këto risi do të ndyshojnë mënyrën tonë të mendimit, krijimit dhe komunikimit në rrjetet tona sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *